Transmetuar më 06-03-2019, 14:39

Alternime kthjellimesh dhe vranësira të lehta do të dominojnë orët e para të ditës. Pasditja dhe nata mbeten me kthjellime në zonën e ulët por vranësira të shpeshta në zonat malore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 3°C mëngjesi deri në 23 °C mesdita.

Era do fryjë mestare në tokë deri e fortë në det me shpejtësi deri në 45 km/h nga drejtimi Jugor- Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë./b.l/noa.al/