TIRANË, NOA.AL – Mars 1997 në Shqipëri. Njerëzit humbën paratë në fajde dhe një zemërim popullor shpërtheu kundër qeverisë së Presidentit Sali Berisha.
Shumë njerëz kanë mësyrë në reparte ushtarake duke i zbrazur ato.
Tanimë, qindra mijë shqiptarë janë të pajisur me automatikë Kallashnikov dhe disa janë të armatosur deri në fyt.
Gazetari grek Kosta Bahçevani (Bazevani) sjell në memorien e shqiptarëve dhe mbarë Europës e më gjerë, atë periudhë të tmerrshme të Shqipërisë së 22 viteve më parë.
Ishte koha kur kaosi shqiptar kishte trembur të huajt. Jo vetëm armatimi gjithfarësh që ishte në duart e civilëve por edhe armët kimike që u përfol shumë se po hidheshin për përdorim. Ndaj forca sigurie të çdo vendi, mësynë në Shqipëri për të mbrojtur ambasadat dhe personelet e tyre.
Këtë bënë edhe fqinjët grekë.
Bashkë me ta shkuan dhe gazetarë e fotoreporterë disa prej të cilëve, korrespondentë lufte.
Fundja Shqipëria atëherë ishte në një kaos tipik lufte, ku shteti kishte rënë plotësisht dhe fati i vendit ishte në duart e njerëzve të armatosur që vrisnin edhe për nishan.
Për më tepër, dhjetëra shqiptarë vdisnin çdo ditë, ca nga larje hesapesh, ca nga konflikte çasti që zgjidheshin me armë në dorë dhe ca nga absurdi i lojës me Kallash.
Nga Greqia mbërriti edhe fotoreporteri Jani Behraki, i cili u shua dje në moshën 58-vjeçare nga një vdekje e parakohshme prej kancerit.
Kosta Bahçevani kujton atë mars 1997 teksa bashkë me tashmë të ndjerin Jani Behraki, ecnin në shëtitoren e Durrësit. Prisnin të shkrepnin foto pranë portit, pasi ishin përhapur fjalë se një trupë ushtarake greke do të futej në Shqipëri në përpjekje për t’iu bashkuar ndërhyrjes kombëtare për qetësimin e situatës.
E ndërkohë, porti kombëtar i Durrësit ishte i mbushur plot e përplot, ashtu si dhe rrugët e sheshet përreth, me shqiptarë që donin të iknin nga sytë këmbët nga ky vend që vetëm miqësor për ta nuk ishte, përkundrazi, po i rrezikonte jetën në çdo moment me atë kaos të pakontrolluar që kishte shpërthyer dhe po vazhdonte kushedi sesa.
Në një moment, kujton Kosta Bahçevani, një helikopter "US Marine CH53 Super Stallion" u shfaq në qiellin e Durrësit, komando amerikane hidheshin prej tij dhe helikat krijuan një pamje e cila u fiksua në celuloid nga fotoreporteri Jani Behraki.
Ja fotoja:
Në ato momente, shqiptarë të armatosur që gjendeshin fare pranë, tremben, hedhin armët që kishin me vete dhe ngrenë duart përpjetë para forcave speciale amerikane që zbarkuan.
***
Jani Behraki (Yannis Behrakis), fotoreporter i Reuters, ishte një ndër profesionistët më të nderuar me çmime ndërkombëtare.
Motoja e tij ishte: “Misioni im është të sigurohem që askush mos të thotë “Unë nuk e dija!”
Ai mori çmimin Pulitzer në vitin 2016 për mbulimin e krizës së refugjatëve, foto më poshtë në ishullin grek Lezbos.
Pjesë e thesarit të tij fotografik janë dhe raportimet për shqiptarët.
Në mars 1997 kur Shqipëria u përfshi nga kaosi në kufijtë e një lufte civile dhe në maj 1999 kur shqiptarët e Kosovës u detyruan të largohen nga Kosova pas shpërthimit atje të luftës nga serbët që mbanin peng vendin prej shumë vitesh.
Në foton më poshtë të shkrepur nga Behraki, shihet se si shqiptarë të armatosur kërkojnë para nga civilë që shpresojnë t’i hipin një anijeje me destinacion Italinë nga porti i Durrësit, në mars 1997.
Kurse te kjo foto, shihet sesi Flutura Plana, një 18-vjeçare, shqiptare e Kosovës ikën plot dhimbje nga vendbanimi i saj, e detyruar nga okupatori serb që siç shihet i ka djegur shtëpinë. /a.b/noa.al/
Mbi trupin e të ndjerit Mozllim Sylmetaj, djali vetëm 2 vjeç shqiptar i Kosovës që u vra nga serbët më 1999 teksa vogëlushi me familjen e tij po ikin drejt kufirit me Shqipërinë për t’i shpëtuar luftës.
Në foton e mëposhtme, Jani Behraki
Në fotot e mëposhtme ndiqni disa nga imazhet e tjera të shkrepura nga i ndjeri
Kurdët
Somali
Çeçenët në Grozni
Sierra Leone
Sierra Leone
Rripi i Gazës, 2008
Afganistan 2008
Kairo, 2011
Greqi 2018
Maqedoni