Transmetuar më 02-03-2019, 15:20

Tiranë, NOA.al- Moti i kthjellët të dominojë në të gjithë vendin.

Herë pas here do të ketë kalime vranësirash të lehta, më të dukshme në zonat juglindore.

Pasditja dhe mbrëmja mbeten me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë territorin.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 0°C në 20°C.

Era do fryjë mesatare ne toke dhe ne det me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë. /a.y/noa.al