Transmetuar më 02-03-2019, 13:47
Bujar Spahiu

U mbajtën ditën e sotme zgjedhjet për drejtuesin e ri të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, i cili ka një mandat pesë vjeçar.

Fitues nga numërimi i votave ka dalë Bujar Spahiu, i cili deri më tani ka qenë nënkryetar i KMSH.

Nga numërimi i votave Spahiu siguroi 59 vota, myftiu i Tiranës Ylli Gurra 26 dhe myftiu i Lushnjes, Gramoz Blliku vetëm dy vota.

Pas fitores Spahiu tha, "I lutem Zotit të jem sa më i drejtë gjatë ushtrimit të detyrës në krye të KMSH".

Kujtojmë se kreu i deritanishëm i Komunitetet Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj u tërhoq nga gara.

Lidhur me arsyet ai tha se vendosi të tërhiqej nga rikandidimi, për të hapur dhe një rrugë të re, jo vetëm dhe një rotacioni, por tashmë edhe teologëve të nderuar, që kanë mbaruar universitet më të mira islame në botë.

“Unë jam vetëm se njëri prej jush dhe dëshiroj të vazhdoj i tillë edhe në vazhdim.

Duke ju uruar kandidateve suksese ne gare, u drejtohem juve anëtareve të Këshillit të Përgjithshëm, që votimi për kryetarin është i fshehtë, pra mes ndërgjegjes tuaj dhe Zotit”, u shpreh Bruçaj. /a.y/noa.al