Transmetuar më 02-03-2019, 08:23
Skënder Bruçaj , Ylli Gurra

Mbahen sot zgjedhjet për drejtuesin e ri të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, i cili ka një mandat pesë vjeçar.

Aktualisht janë në garë katër kandidatë, pasi kreu aktual Skënder Bruçaj këtë të premte u tërhoq nga gara.

Aktualisht për postin e kreut të KMSH garojnë myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, nënkryetari i KMSH, Bujar Spahiu, myftiu i Kukësit, Islam Hoxha dhe myftiu i Lushnjes, Gramoz Blliku.

Nuk dihen shkaqet që e kanë çuar Bruçajn të tërhiqet, ndërsa kujtojmë këtu edhe pakënaqësinë e Turqisë për të.

Mediat turke shpesh kanë shkruar se Bruçaj ka refuzuar që të ndalojë fondet që vijnë nga Fetullah Gylen, i akuzuar nga Turqia si organizator i grushtit të dështuar të shtetit.

Ndërkohë për zgjedhjen e kreut të KMSH, votojnë sot me votë të fshehtë 35 myftinj, 12 anëtarët e Kryesisë së KMSH dhe 45 anëtarë të shoqërisë civile. /a.y/noa.al

Zgjedhjet për kreun e KMSH-së, tërhiqet nga gara Skënder Bruçaj