Transmetuar më 28-02-2019, 19:36

Ndërkombëtarët, dhe veçanërisht Shtetet e Bashkuara, vazhdimisht i kanë bërë thirrje Kosovës që të anulojë tarifën prej 100% për mallrat serbe.

Së fundmi, ambasada amerikane në Kosovë, ka shpërndarë një deklaratë ku apelon Prishtinën që ta heqë këtë taksë, pasi në të kundërt minohet partneriteti mes vendeve.

“Ky veprim minon raportet historike mes të dyja vendeve. Mysafirët përsëritën mesazhin e tyre nga letra ndërinstitucionale e 11 shkurtit se taksat në prodhimet e Serbisë dhe Bosnjes janë pengesë në rrugën drejtë progresit, e minojnë partneritetin tonë, dhe duhet të pezullohen në mënyrë që Dialogu me Serbinë të lëvizë përpara”, shkruhet në njoftimin e ambasadës.

Deklarata erdhi menjëherë pas vizitës së delegacionit të SHBA-së, ndërsa ata riapeluan se shqetësimet dhe ngërçet e krijuara duhet të kalohen një orë e më parë. /k.k/noa.al/