Transmetuar më 27-02-2019, 19:15

Në një tryezë me përfaqësuesit e lartë të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së SHBA-së, Kryeministri i Kosovës u shpreh i gatshëm për dialog me Serbinë, por më parë të njihen kufijtë ekzistues.

Kreu i qeverisë reagoi pas takimit, ku i pranishëm ishte edhe Presidenti Thaçi, teksa tha se “Kosova është e gatshme për marrëveshje ligjërisht obliguese që rezulton me njohje reciproke në kufijtë ekzistues dhe Kosovën e 17 shkurtit 2008.

Po ashtu, është e gatshme për marrjen e të drejtave dhe detyrimeve të anëtarësimit në NATO, Kombet e Bashkuara, BE dhe organizatat tjera ndërkombëtare dhe për marrëdhënie të mira fqinjësore”.

Dialogu mes vendeve është ngrirë pas vendosjes së tarifave për mallrat serbe.

Ndërkohë ideja e korrigjimit të kufijve mbështetet nga kreu i shtetit, Hashim Thaçi. /k.k/noa.al/