Transmetuar më 27-02-2019, 18:22

Pastrimi i përditshëm i fytyrës është thelbësor për të eliminuar rrudhat dhe papërsosmëritë, edhe më shumë nëse keni ndonjë ngjarje të rëndësishme.

Nëse kremrat profesionale janë shumë të shtrenjtë dhe kimikatet në afat të gjatë përfundojnë duke prishur lëkurën, përdorimi i produkteve natyrore mund të jetë zgjidhja e duhur. Këtu janë disa këshilla të vogla për pastrimin e fytyrës.

Maja dhe kos- përzieni gjysmën e majas së birrës dhe shtoni gjysmën e kavanozit me kos natyral. Ju do të merrni një maskë të butë për të vënë në fytyrën tuaj dhe ta mbani për rreth 10 minuta. Shpëlajeni më pas me ujë të ngrohtë.

Maja dhe limoni- Krijoni një masë homogjene maja birre me ujë të ngrohtë. Pas 30 minutash shtoni lëngun e limonit. Aplikoni kremin e marrë në fytyrë dhe lëreni atë për 20 minuta. Lajeni me ujë të vakët dhe përsëriteni pas 15 ditësh./b.l/noa.al/