Transmetuar më 25-02-2019, 14:00

Tiranë, NOA.al- Mbetemi nën ndikimin e moti të kthjellët dhe vranësira të lehta në bregdet dhe zonat e ulëta.

Por vranësira të shpeshta paraqiten në zonat Juglindore.

Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të herë pas-hershme në të gjithë Shqipërinë.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesdite duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -6°C deri në 15 °C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verior duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë. /a.y/noa.al