Transmetuar më 24-02-2019, 18:10

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Kosovë.

Një i ri i cili para disa ditësh mbeti i plagosur rëndë në vendin e tij të punës, ka ndërruar jetë.

Plagët e rënda kanë qenë të papërballueshme për Krenar Jeminin, i cili disa ditë më parë pësoi një incident në vendin e tij të punës.

Mediat vendase bëjnë me dije se 20- vjeçari ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme.

Rastin në fjalë për mediat, e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit.

Nuk ka ende detaje të tjera në lidhje me vdekjen e 20-vjeçarit./a.k/noa.al/