Transmetuar më 24-02-2019, 16:27

Një aksident me pasojë vdekjen e tre personave ndodhi ditën e djeshme në Prizren të Kosovës.

Si pasojë e aksidentit, humbën jetën tre anëtarë të një familjeje, babai me dy djemtë e tij.

E fejuara e njërit prej djemve që humbi jetën, i quajtur Behar ka bërë një dedikim prekës për humbjen e tij.

Ata prej pak muajsh dashurinë e tyre kishin kurorëzuar me fejesë.

E fejuara, e quajtur Vjollca shkruan në Facebook:

“Shpirti jem i përjetshëm, këto ditë pa ty janë si andërr për mua, i madhi Zot t’deshti ma shumë se unë e t’murrë e bashkë me çdo dëshirë e lumturi që e kam pas me ty është shu dje bashkë me ty, kur kam mendu që kemi me u plak sbashku une sot mbeta vet pa ty, Allahu na plaktë boten tjeter- boten e përjetshme”./a.k/noa.al/