Transmetuar më 24-02-2019, 15:00

Tiranë, NOA.al- Vijon ndikimi i motit të qëndrueshëm duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e lehta të jenë dominante në të gjithë territorin, më të dendura në zonat malore. Pasditja dhe nata mbeten nën ndikimin e kthjellimeve.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes.

Por rritje të lehtë sjellë mesdita duke luhatur vlerat ditore nga -9 °C deri në 12 °C.

Era do fryjë mesatare në jug por e fortë në veri me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Verilindor duke gjeneruar në det dallgëzim 3 ballë. /a.y/noa.al