Transmetuar më 22-02-2019, 21:12

Pjesa e dytë e muajit shkurt është karakterizuar me temperatura të larta dhe diell në pothuajse të gjithë territorin.

Të shtunën dhe të dielën pritet një ulje e ndjeshme e temperaturave, ku në disa zona parashikohen edhe reshje dëbore.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të pësojnë rënie. Më konkretisht, ato pritet të arrijnë:

në bregdet: 0 / 9 °C

në vendet e ulëta: -1 / 7 °C

në vendet malore: -8 / 2 °C

Ndërkohë që veç reshjeve të shiut, ditën e nesërme do të ketë edhe erë të fortë. Era do të jetë e pranishme në pjesën më të madhe të territorit, sidomos në Veri. /k.k/noa.al/