Transmetuar më 20-02-2019, 14:27

Nuk ka rëndësi se sa shumë je e dashuruar, këto janë disa nga gjërat që asnjë femër nuk duhet të bëj për partnerin e saj. Është e vërtetë që kur dashurohemi besojmë se njeriu që kishim pritur gjithë jetën, më në fund erdhi në jetën tonë dhe priremi të bëjmë disa gabime. Më poshtë rendisim 6 gjërat që një femër nuk duhet ti bëjë kurrë për një mashkull, pavarësisht nëse e dashuron çmendurisht.

Ndryshoni mënyrën e veshjes– Shpesh partneri bën komente lidhur me mënyrën se si të rrinë xhinset dhe se si të shohin meshkujt. Në këtë mënyrë dëshiron të të thotë se dëshiron që të veshësh diçka më pak të ngushtë. Por mos pranoni të ndryshoni mënyrën e veshjes për një mashkull, mund ta kënaqni ndonjëherë, por duhet të ruani stilin tuaj personal.

Ndryshoni sjelljen tuaj– Nëse jeni një person gazmor dhe kjo gjë e bezdis partnerin tuaj, do të thotë se në të vërtetë nuk të pranon siç je. Ndryshimi i sjelljes është një gabim që bëjnë shpesh femrat kur nisin një lidhje. Por në fakt në një raport kërkohet që të ndihesh mirë ashtu siç je dhe jo të ndryshosh veten.

Hiqni dorë nga gjërat që ju bëjnë të lumtur– Ndonëse mund të jesh shumë e dashuruar dhe mendon se nuk mund të jetosh dot pa partnerin tënd, ndalu dhe mendo, para se të nisje një lidhje bëje një mijë gjëra që të pëlqenin, ndërsa tani nuk i bën më, pasi nuk i pëlqen atij. Kjo gjë është e gabuar, ke nevojë për kohë për pasionet e tua.

Lini pas dore shoqërinë– Ky është një prej gabimeve më të rënda që bëjnë femrat, heqin dorë nga shoqëria për partnerin, shkruan noa.al Por miqtë janë ata që kanë jetuar bashkë me ju krizat më të këqija dhe ju kanë fshirë lotët.

Bëni gjëra, të cilat normalisht nuk i bënit– Nëse për hir të dashurisë, bëni gjëra që nuk i kishit menduar se do i bënit, ka ardhur momenti që ti jepni fund. Nëse mashkulli që keni zgjedhur të do për atë që je, nuk do të kërkojë kurrë të bësh gjëra që të vendosin në siklet.

Lini veten pas dore– Kur dashurohet, vihet në plan të parë njeriu i zemrës, por mos harroni se së pari jeni ju pastaj ai. Ti je më e rëndësishmja dhe çdo gjë tjetër vjen më pas. /a.y/noa.al