Transmetuar më 19-02-2019, 17:39

Maqedonia e Veriut mund të ketë një shqiptar të zgjedhur nga shqiptarët mandatin e ardhshëm.

Ky lajm po qarkullon në korridoret politike dhe mediatike të vendit fqinj, teksa ka pasur edhe deklarata e takime.

Kreu i LSDM-së dhe ai i BDI-së zhvilluan një takim të përbashkët për gjetjen e një kandidati që të përfaqësojë të gjitha bashkësitë etnike në vend.

“Të gjitha subjektet politike bëjnë anketa dhe analiza. Këto analiza do t’i kemi si ndihmë të madhe për gjetjen e kandidatit pas të cilit do të qëndrojnë edhe maqedonasit edhe shqiptarët edhe bashkësitë me numër më të vogël në shtet, por edhe të gjitha kategoritë sociale të qytetarëve. Besoj edhe udhëheqësitë e subjekteve politike”, tha Zoran Zaev.

Nga ana e tij, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti vlerësoi se kandidati konsensual është në të mirë të vendit.

“Sigurisht konsultat vazhdojnë dhe në të mirë të vendit është që ai kandidat, i cili do të ketë përkrahjen e shumicës së palëve që dialogojnë, të dalë nga ky vullnet”, tha Ali Ahmeti. /k.k/noa.al/