Transmetuar më 18-02-2019, 18:28

Një fotografi e rrallë u publikua nga një fermer amerikan, i cili e përshkruan si “molla fantazëm”.

Në imazh shfaqet një bllok akulli në formën e frutit.

Shpërndarja e këtyre fotove në internet është bërë nga Andrew Sietsema nga Michigani, i cili tha se forma e çuditshme u shfaq kur shiu filloi të mbulonte mollët në kopshtin e tij.

Për shkak të temperaturave të ulëta, shiu ngriu përreth frutave.

Kur mollët filluan të kalbëzoheshin, forma qëndronte e ngrirë, duke e lënë frutin të rrëshqiste nga një e çarë në fund të bllokut të akullit. /k.k/noa.al/