Transmetuar më 17-02-2019, 23:09

Protesta e djeshme e opozitës është komentuar nga gazetari investigativ Artan Hoxha.

Sipas tij 21 Janari nuk u përsërit sepse reagimi i Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës nuk ishte si ai i asaj periudhe.

"Ata zgjodhën midis dy të këqijave të keqen më të vogël. Pra dëmet materiale sado të mëdha qofshin janë të rekuperueshme, jetët njerëzore nuk janë të rekuperueshme. Vura re një grup njerëzish pothuajse afërsisht pesë më shumë apo pesë më pak, pothuajse aq ishin sepse nuk dua të përfshij në një përfshirje aq të madhe njerëzish përqindja e tyre ka qenë minimale në krahasim me numrin e madh, por çfarë ndodhi", ka thënë Hoxha në ABC Neës.

Gazetari Hoxha ka thënë më tej:

Pati fillimisht një përplasje fizike. Policia thjesht kishte krijuar një kordon. U godit me mjete të forta, kryesisht, drunj, shkopinj që dukeshin që në momentin që erdhën, pankartat ishin shumë të vogla, shkopinjtë ishin shumë të mëdhenj. Së dyti tek hyrja e kryeministrisë u hodhën lëndë djegëse, bomba molotov"./a.k/noa.al/