Transmetuar më 17-02-2019, 21:50

Rita Ora është këngëtarja me origjinë shqiptare e cila po bën bujë në botë.

Shqiptarja Rita Ora është një nga këngëtarët tashmë të konfirmuara me famë ndërkombëtare.

Karriera e saj muzikore po njeh gjithnjë e më shumë rritje.

Ajo e ka shprehur me krenari origjinën e saj dhe ka thënë shpesh rëndësinë që ka Kosova dhe Shqipëria për të.

Gjatë ditës së sotme ajo ka publikuar një foto në Instagram pranë të cilës e ka ndarë me ndjekësit edhe urimin e saj për 11 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Në foto shihet Rita e vogël me plis në kokë e simbol të shqiponjës në jelek të kuq.

Krahas fotos ajo shkruan:

“Urime dita e pavarësisë Kosovë. Shkëlqe çdo ditë. Unë xhirova videon për “Shine your light” në vitin 2012, një nga kujtimet më të mira. Të dua shumë”./a.k/noa.al/