Transmetuar më 17-02-2019, 21:11

Policia e Lezhës arrestoi gjatë ditës së sotme një burrë të moshuar 80 vjeç, i cili ishte pjesëmarrës në protestë, madje guxoi të hipë edhe në skelën e Kryeministrisë.

Në pranga ra Ndue Fuga, por pak orë më pas ai është liruar për tu hetuar në gjendje të lirë për shkak të moshës së thyer dhe gjendjes së tij shëndetësore.

Ai u bë në njëfarë mënyre “simbol” në rrjetet sociale, për faktin se në atë moshë hipi në majë të skelës.

Fuga u mor në banesën e tij në Fishtë të Lezhës dhe furgoni i policisë e solli në Tiranë.

Ndërkohë, më herët policia ka thënë se ka arrestuar 15 persona, si dhe 5 të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, për vepra penale që kanë të bëjnë me prishjen e qetësisë publike dhe shkatërrim të pronës.

Protesta e opozitës u mbyll gjatë mesditës së djeshme, ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha ka paralajmëruar një tjetër të enjten e ardhshme./a.k/noa.al/