Transmetuar më 17-02-2019, 18:31

Aktori i humorit Julian Deda ka nxjerrë një analizë me 10 pika pas protestës që opozita mbajti dje përballë kryeministrisë.

Sipas Dedës, pas protestës kuptuam se…

-Rilindja eshte projekti politik me i deshtuar ne historine e vendit.

-Dergimi me urdher i administrates drejt Vlores ishte veprim teper i ulet dhe i piste nga ana e qeverise.

-Rames i eshte vene ne pikepyetje te madhe posti i kryeministrit, tashme pa kthim.

-Protesta ishte masive dhe ne raste te tilla ndizen shkendija shprese.

-Partia Demokratike nuk kishte fare nevoje per LSI-ne per te treguar forcen e saj, ja del edhe e vetme me aleatet tradicional.

-Mjaftojne pamjet ku nje protestues i jep ndihmen e pare nje punonjesi policie, sepse po asfiksohej nga gazi, per te kuptuar se perballja ishte pertej personales.

-Irritimi mund mos te jete zgjidhja e duhur por heshtja te gropos pergjithmone.

-Krahasimi me protesten e 8 viteve me pare, eshte nje perpjekje e deshperuar e servileve te partise ne pushtet per te hedhur balte mbi masivitetin dhe sinqeritetin e kesaj te sotmes.

-Qeverisja me nje parti te vetme me zero aleate, gje qe nuk ka ndodhur kurre ne historine e pas 90-tes, eshte menyra me e ndyre dhe perverse e drejtimit te nje shteti.

-Shume shpejt do kemi zgjedhje te parakoheshme per te miren e ketij vendi./a.k/noa.al/