Transmetuar më 17-02-2019, 17:54

Një ngjarje e turpshme me protagonistë dy familje shqiptare ka ndodhur në Itali.

Dy familje shqiptare kanë "shpërthyer" në sherr me njëra tjetrën.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në qytetin e Breshias, shkruan “Brescia Today”.

Sherri i tyre nga ofendime, ka përfundur në përplasje me thika dhe shishe të thyera.

Media italiane shkruan se kanë qenë gjashtë persona që janë përfshirë në konflikt, ndërsa nuk ka ende një motiv për ngjarjen.

Sipas informacioneve paraprake, nga sherri janë 4 të plagosur.

Banesat e tyre kanë qenë afër njëra-tjetrës, ndërkohë që karabinierët janë duke hetuar shkakun e konfliktit që degjeneroi në dhunë./a.k/noa.al/