Transmetuar më 17-02-2019, 17:10

Pas përfundimit të konferencës për mediat të kryedemokratit Lulzim Basha, që artikuloi propozimin e djegies së mandateve, ka reaguar ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe zëdhënësja e Qeverisë, Elisa Spiropali.

Në një postim në Tëitter, Elisa Spiropali u shpreh  se ky vendim i Partisë Demokratike krahas të keqes e ka edhe një të mirë.

Sipas saj, deputetët e opozitës nuk do t’i marrin më rrogat për ta ndotur parlamentin me baltë e bojë.

“Lulzim Basha tha se do digjte qeverinë dhe paska vendosur të djegë opozitën! Sinqerisht nuk do ta dëshironim kurrsesi degradimin e tyre konstant, po në këto kushte, duhet pohuar kjo e keqe e ka një të mirë:

Nuk do t’i marrin më rrogat për ta ndotur Parlamentin me baltë e bojë!”, shkruan Spiropali./a.k/noa.al/