Transmetuar më 17-02-2019, 14:18

Armando Sulejmani ka qenë shënjestra e autorëve të krimit të sotëm në Vlorë.

Ky person i ka shpëtuar edhe një tjetër atentati në vitin 2016, në momentin që sapo kishte dalë nga banesa e tij.

Ai është me precedentë të mëparshëm penalë.

I riu ka qenë anëtarët i bandës së njohur të  “Gaxhait”, ndërkohë që është dënuar me parë me burgim.

Sa i përket ngjarjes së sotme, në të mbetën të vrarë dy persona, Aurest Rexho dhe Arjan Hasani.

Ata u qëlluan teksa ishin duke lëvizur me një automjet. Breshëria e kallashnikovit rezultoi fatale për dy personat, ndërsa objektivi u plagos.

Policia ka nisur punën për kapjen a autorëve, ndërsa në fshatin Sherisht është gjetur një makinë e djegur, që dyshohet të jetë përdorur nga atentatorët. /k.k/noa.al/

Atentati me dy të vrarë në Vlorë, identifikohen viktimat dhe i plagosuri

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, dy të vrarë dhe një i plagosur