Transmetuar më 17-02-2019, 10:41

Pak ditë pas aksidentit tragjik në Maqedoni me 14 viktima, zbulohet identiteti i një prej shqiptarëve që mbeti i plagosur rëndë.

Mësohet se një nga të plagosurit e këtij aksidenti është nga Kukësi dhe është regjistruar në spital me emrin Fikiri Mici. Por dyshohet se emri i vërtetë i të aksidentuarit është Fiqiri Mici.

Sipas të dhënave bëhet fjalë për një burrë, rreth 46 vjeç i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën. Mësohet se Mici është me origjinë nga Kukësi, por me banim në Tiranë.

Aksidenti ndodhi teksa një autobus me pasagjerë humbi kontrollin duke rënë në humnerë.

Mësohet se mes viktimave të cilët janë kryesisht nën moshën 30-vjeçare, gjysma janë shqiptarë. Pasagjerët ishin të rinj studentë nga Gostivari dhe rrethinat si dhe punonjës të administratës.

Viktimat janë Ajdin Ismaili, Besim Fetai, Onur Sadiku, Besim Kamberi, Valdete Hamiti, Rametulla Abdurraimi, Esat Emruli, Bejza Uzeiri, Jovica Tërpevski, Zoran Davidovski, Tërpana Janevska, Boban Avramovski, Dejan Ristevski dhe Pavle Kostoski./b.l/noa.al/