Transmetuar më 17-02-2019, 09:10

Një ditë pas protestës së dhunshme në Tiranë, ku opozita rrethoi për 5 orës Kryeministrinë, kreu i qeverisë, Edi Rama e ka nisur ditën me një urim të veçantë.

Kryeministri Rama ka uruar sot ditëlindjen e shtetit të Kosovës. Në të njëjtën kohë ka uruar dhe të gjithë shqiptarët.

“Mirëmëngjes ? dhe me urimin për ditëlindjen e shtetit të Kosovës, ju dëshiroj një të dielë të bukur të gjithëve”, shkruan Rama.

Nga ana tjetër po në rrjetet sociale, ditëlindjen e Kosovës e ka uruar dhe ministri për Diasporën, Pandeli Majko. “Gëzuar përvjetorin e pavarësisë Kosovë…”, shkruan Majko.