Transmetuar më 16-02-2019, 23:04

Të paktën për 5 orë me radhë kanë bërë qëndresë protestuesit dhe opozita gjatë ditës së sotme përballë kryeministrisë.

Një pjesë e protestuesve sulmuan derën dhe hyrjen e Kryeministrisë, pavarësisht kundërpërgjigjes së Policisë me gaz lotsjellës.

Sjellja e forcave të Policisë me deputetët e opozitës, kur këta të fundit ndodheshin në Drejtorinë Vendore të Tiranës për të marrë informacion mbi protestuesit e arrestuar ka shkaktuar reagime te eksponentët e lartë të Partisë Demokratike dhe jo vetëm.

Kjo sjellje ka shkaktuar edhe reagimin e ish kryeministrit Sali Berisha, i cili i quan “gangsterët me uniformë të Noriegës”.

“Ja si sillen me deputetët e opozitës gangsterët me uniformë të Noriegës.Keqtrajtim shtazor ndaj demostrueseve të pafajshëm!”, shkruan Berisha në Facebook. 

Protesta e opozitës u mbyll gjatë mesditës së sotme, ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha ka paralajmëruar një tjetër të enjten e ardhshme./a.k/noa.al/