Transmetuar më 16-02-2019, 22:27

Armando Sadiku u rikthye pas shumë kohësh të luajë një ndeshje si titullar, teksa trajneri e Luganos vendosi ta hedhë në fushë nga minuta e parë, sot në transfertën ndaj Luzernës.

Sulmuesi elbasanas, i cili vjen pas një dëmtimi të gjatë që e mbajti për shumë muaj larg fushave të lojës, luajti për 74 minuta sot, duke gjetur edhe golin.

Sadiku zhbllokoi sfidën në minutën e 32-të, ndërsa në fund Lugano arriti të fitojë me shifrat 0-3, duke iu larguar disi zonës së ftohtë të renditjes.

Rikthimi i Sadikut është një lajm mjaft i mirë edhe për Christian Panuccin, i cili sheh t’i shtohen alternativat në prag të nisjes së fushatës së eliminatoreve të Euro 2020.