Transmetuar më 16-02-2019, 19:46

Të paktën për 5 orë me radhë kanë bërë qëndresë protestuesit dhe opozita gjatë ditës së sotme përballë kryeministrisë.

Ndërkaq, këtë mbrëmje, Policia e Tiranës ka shoqëruar ish-drejtorin e policisë bashkiake të kryeqytetit, Florenc Hoxha.

Shoqërimi i tij është bërë pas kontrollit që uniformat blu kanë ushtruar në banesën e Hoxhës.

Mësohet se Hoxha po hetohet lidhur me protestën e sotme të opozitës para Kryeministrisë, ku Florenc Hoxha është fotografuar nga shërbimet e policisë në protestë.

Policia e Prokuroria po verifikojnë rolin e Florenc Hoxhës në incidentet e ndodhura në protestë.

Protesta e opozitës u mbyll gjatë mesditës së sotme, ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha ka paralajmëruar një tjetër të enjten e ardhshme./a.k/noa.al/