Transmetuar më 16-02-2019, 19:38

Deputeti socialist Taulant Balla, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” me Nisida Tufën, dënoi dhunën e protestuesve  të sotëm të cilët i konsideroi “rrugaçë”.

Por gazetarja Nisida Tufa i nxorri një foto të Ballës duke dhunuar policinë.

Taulant Balla e justifikoi sjelljen e tij, duke u shprehur se policia ishte në shkelje duke mos lejuar deputetët të ndjekin nga afër mbledhjet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

“Ligji për statusin e deputeti lejon deputetin për të hyrë në çdo institucion”, tha Balla.

Më tej Balla u shpreh se policia po kryen verifikimet për personat që kanë ushtruar dhunë sot përpara kryeministrisë dhe se ndaj tyre do merren masa.