Transmetuar më 16-02-2019, 18:45

Të paktën për 5 orë me radhë kanë bërë qëndresë protestuesit dhe opozita gjatë ditës së sotme përballë kryeministrisë.

Në lidhje me protestën e ditës së sotme përballë kryeministrisë, ka reaguar edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

Ai shprehet se policia shqiptare sot është ndryshe nga ajo që protestuesve u përgjigjet me zjarr.

"Sot ne bëmë dallimin e qartë mes atyre që protestave u përgjigjeshin me zjarrin e armëve luftarake dhe nesh, që armën tone kemi durimin e zjarrin tonë kemi përkushtimin për Shqipërinë evropiane!

Faleminderit nga zemra Policisë shqiptare. Super punë sot. Mirënjohje", shkruan Lleshi.

Protesta e opozitës u mbyll gjatë mesditës së sotme, ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha ka paralajmëruar një tjetër të enjten e ardhshme./a.k/noa.al/