Transmetuar më 16-02-2019, 18:22

Të paktën për 5 orë me radhë kanë bërë qëndresë protestuesit dhe opozita gjatë ditës së sotme përballë kryeministrisë.

Deputeti demokrat, Edi Paloka ka dhënë një reagim pas protestës së opozitës gjatë ditës së sotme përballë kryeministrisë.

Sipas tij protesta nuk ka mbaruar dhe se ajo vetëm sa ka filluar, që me shumë mundësi i drejtohet kryeministrit Edi Rama.

"Se mos mendon se mbaroi…Vetëm sa ka filluar qelbësirë", shkruan Paloka.

Protesta e opozitës u mbyll gjatë mesditës së sotme, ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha ka paralajmëruar një tjetër të enjten e ardhshme./a.k/noa.al/