Transmetuar më 16-02-2019, 17:48

Të paktën për 5 orë me radhë kanë bërë qëndresë protestuesit dhe opozita gjatë ditës së sotme përballë kryeministrisë.

Pavarësisht përdorimit të gazit lotsjellës në mënyrë të vazhdueshme, ata kanë qendruar në protestë.

Një video e publikuar tregon momentin se si njerëzit shihen të trullosur për shkak të gazit lotsjellës.

Ata shihen duke qendruar të ulur në bordura për shkak të trullosjes nga gazi lotsjellës.

Protesta e opozitës u mbyll gjatë mesditës së sotme, ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha ka paralajmëruar një tjetër të enjten e ardhshme./a.k/noa.al/