Transmetuar më 16-02-2019, 17:02

Të paktën për 5 orë me radhë kanë bërë qëndresë protestuesit dhe opozita gjatë ditës së sotme përballë kryeministrisë.

Pavarësisht përdorimit të gazit lotsjellës në mënyrë të vazhdueshme, ata kanë qendruar në protestë.

Një video e kapur me dronë, tregon momentin se si shpërndaheshin protestuesit gjatë hedhjes së gazit lotsjellës.

Protesta e opozitës u mbyll gjatë mesditës së sotme, ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha ka paralajmëruar një tjetër të enjten e ardhshme.

Më poshtë keni pamjet e protestës kapur nga ajri. /a.k/noa.al/