Transmetuar më 16-02-2019, 16:42

Të paktën për 5 orë me radhë kanë bërë qëndresë protestuesit dhe opozita gjatë ditës së sotme përballë kryeministrisë.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dhënë një tjetër deklaratë nga selia blu për mediat.

Basha ka falenderuar protestuesit dhe ka thënë se nga sot, Edi Rama, nuk është më kryeministër para syve të shqiptarëve.

Sipas tij puna e nisur sot, duhet çuar deri në fund, duke paralajmëruar protestën e radhës gjatë të enjtes që vjen.

"Falë mundit, sakrificës dhe falë  qëndresës suaj sot Edi Rama nuk është më kryeministër. Nuk është më Kryeministër para syve të shqiptarëve, nuk mund të jetë më kryeministër para botës demokratike. Miqtë e mi, puna që nisëm sot duhet çuar deri në fund. Mirupafshim të enjten", ka thënë Basha nga selia blu për mediat./a.k/noa.al/