Transmetuar më 16-02-2019, 16:06

Mbyllet protesta e opozitës përballë kryeministrisë.

Pas pesë orësh qëndresë, opozita ka mbyllur protestën para Kryeministrisë.

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka lajmëruar për një tjetër protestë ditën e enjte të javës që vjen.

"Dua sot në emër të opozitës t’u shpreh mirënjohjen më të thellë qindra mijëra shqiptarëve që i dhanë zë revoltës dhe kryengritjes qytetare. Le të zotohemi sot se kjo kryengritje qytetare do të vazhdojë deri në përmbysjen totale të këtij sistemi të kalbur dhe t’ju ftoj të enjten në orën 10:00 në protestën tjetër më të bashkuar dhe të vendosur se kurrë. Ne do të vazhdojmë të jemi të vendosur kundër qeverisë hajdute", ka thënë Basha.

Kryedemokrati gjatë fjalës së tij ka i ka falenderuar të gjithë qytetarët e pranishëm në protestë për qendresën, sipas tij të jashtëzakonshme.

"Ditën e enjte, populli do t’i japë një përgjigje tjetër narkoshtetit duke marrë fatin në duart e tij. Ndaj ju ftoj të gjithëve, duke u falenderuar nga zemra për këtë qëndresë të jashtëzakonshme të jemi edhe më shumë edhe më të vendosur edhe më të bashkuar të enjten e javës së ardhshme", ka thënë Basha./a.k/noa.al/