Transmetuar më 16-02-2019, 15:54

Vijon protesta e opozitës përballë kryeministrisë, pavarësisht përdorimit të gazit lotsjellës në mënyrë të vazhdueshme.

Policia ka spostuar turmën me gaz lotsjellës, duke shkaktuar kështu probleme nga asfiksia tek disa prej protestuesve që ndodheshin më pranë godinës së Kryeministrisë.

Ndërkohë, nga gazi lotsjellës janë lënduar dhe vetë efektivët e policisë.

Në videon e mëposhtme shihet qartë që një qytetar që është afruar duke dhënë ndihmën e parë efektivit të policisë, i cili ishte i trullosur nga gazi lotsjellës.

Ai bën masazh në qafë dhe i rri afër duke e ndihmuar.

Më poshtë keni videon ku qytetari i jep ndihmën e parë policit të trullosur nga gazi lotsjellës./a.k/noa.al/