Është hedhur për të dytën herë gaz lotsjellës te Kryeministria, gjatë protestës së opozitës, pas rastit të parë ku u shënuan edhe së paku 6 të lënduar.
Kjo pasi protestuesit kanë çarë për të dytën herë kordonin e policisë, të vendosur në derën hyrëse të Kryeministrisë.
Por si pasojë e gazit lotsjellës të hedhur pas tensionit të parë ka shkuar me dhjetëra numri i personave të lënduar, të cilët kanë shfaqur probleme.
Lëndime nga gazi lotsjellës kanë shfaqur protestues, gazetarë, por edhe efektivë policie.
Nga ana e tij kryedemokrati Lulzim Basha tha se protestuesit kishin ardhur për të demonstruar paqësisht, pa dhunë, por se u provokuan.
“Policia nuk po zbaton ligjin, policia e ka thyer ligjin”, deklaroi Basha. /a.y/noa.al
Rama ironizon opozitën nga Vlora: Na bën reklamë, ndaj erdhët kaq shumë!
Protesta, Rama sfidon opozitën nga “Sheshi i Flamurit” në Vlorë
Së paku 3 të lënduar nga protesta e opozitës, gaz lotsjellës dhe përplasje fizike
Tensioni gjatë protestës, Meta: Vetëpërmbajtje! Të shmanget dhuna
Protestuesit mësyjnë në Kryeministri, ngrenë flamurin e PD. Ka të lënduar