Transmetuar më 16-02-2019, 12:41

Në videon që gjeni më poshtë, mund të shihni pamje se si një protestues i moshuar i cili hipi mbi skelën e vendosur në hyrje të Kryeministrisë, ka humbur ndjenjat.

Ai shihet i shtrirë, ndërsa protestues të tjerë opozitarë i bëjnë masazh duke tentuar që ta përmendin.

Mendohet se gjatë momentit të tensionit është përdorur gaz lotësjellës, çka ka shkaktuar edhe lëndimin e disa protestuesve.

Gjashtë prej tyre u dërguan me ambulancë në spital, teksa bilanci është ende paraprak.

Gjithçka ndodhi pas çarjes së kordonit të policisë dhe ndezjes së tymueseve, ndërsa pati edhe një zjarr i cili u shua në pak çaste.

Protestuesit rrethuan derën hyrëse, ndërsa disa prej tyre kanë ngritur flamurin e Partisë Demokratike te Kryeministria. /a.y/noa.al

Së paku 3 të lënduar nga protesta e opozitës, gaz lotsjellës dhe përplasje fizike

Tensioni gjatë protestës, Meta: Vetëpërmbajtje! Të shmanget dhuna

Tensioni te Kryeministria, Basha: Skenar për dhunë! Kryemadhi: Rama këto lotë nënash, ka për ti gabuar

Protestuesit mësyjnë në Kryeministri, ngrenë flamurin e PD. Ka të lënduar