Transmetuar më 16-02-2019, 12:05
Nje nga qytetaret e lenduar ne proteste

Presidenti Ilir Meta reagon lidhur me tensionin gjatë protestës së opozitës te Kryeministria.

“Duhet vetëpërmbajtje nga të gjithë për evitimin e konfrontimeve e dhunës. Ndërsa qytetarët duhet të protestojnë të lirë, duhet te respektohen institucionet”, deklaron Presidenti.

Gjatë protestës, protestues opozitarë kanë mësynë drejt Kryeministrisë dhe nisën çmontimin e skelave mbrojtëse të derës hyrëse.

Gjithçka pas shtyrjes së kordonit të policisë dhe ndezjes së tymueseve, ndërsa pati edhe një zjarr i cili u shua në pak çaste.

Protestuesit kanë rrethuar derën hyrëse, ndërsa disa prej tyre kanë ngritur flamurin e Partisë Demokratike te Kryeministria.

Sakaq kryedemokrati Lulzim Basha tha se, Ministri i Brendshëm e di fare mirë që kordoni i policisë ka hapur radhët për të krijuar një skenë të tillë.

“Siç e shikoni rrinë duarkryq sepse kanë një skenar për të nxitur dhe për të stimuluar dhunë. Ka nisur para katër ditësh me deklarata të papërgjegjshme të Policisë, ka vazhduar gjithë mbrëmjen e djeshme, ditën e sotme, gjatë kohës që kanë qarkulluar protestuesit. Dhe tani ndërkohë që protesta filloi plotësisht në mënyrë paqësore dhe s’kam asgjë me efektivët, se efektivët kanë marrë lule nga ne në fillim të protestës”, deklaroi Basha.

Sipas tij, ka një skenar për të nxitur dhe krijuar dhunë. /a.y/noa.al

Tensioni te Kryeministria, Basha: Skenar për dhunë! Kryemadhi: Rama këto lotë nënash, ka për ti gabuar

Protestuesit mësyjnë në Kryeministri, ngrenë flamurin e PD. Ka të lënduar