Transmetuar më 16-02-2019, 11:58

“Ka skenar për të nxitur dhe shkaktuar dhunë, plan për të nxitur dhunën për të drejtuar gishtin më tej te opozita, por kio është e papranueshme”.

Kështu deklaroi kryedemokrati Lulzim Basha pas tensioneve gjatë protestës së opozitës para Kryeministrisë.

Ai shtoi se Ministri i Brendshëm e di fare mirë që kordoni i policisë ka hapur radhët për të krijuar një skenë të tillë.

“Siç e shikoni rrinë duarkryq sepse kanë një skenar për të nxitur dhe për të stimuluar dhunë. Ka nisur para katër ditësh me deklarata të papërgjegjshme të Policisë, ka vazhduar gjithë mbrëmjen e djeshme, ditën e sotme, gjatë kohës që kanë qarkulluar protestuesit. Dhe tani ndërkohë që protesta filloi plotësisht në mënyrë paqësore dhe s’kam asgjë me efektivët, se efektivët kanë marrë lule nga ne në fillim të protestës”, deklaroi Basha.

Ndërkohë kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi tha se policia i provokoi qytetarët duke u laguer me ujë."Edi Rama këto lotë nënash ka për ti paguar".

Gjatë protestës, protestues opozitarë kanë mësynë drejt Kryeministrisë dhe nisën çmontimin e skelave mbrojtëse të derës hyrëse.

Gjithçka pas shtyrjes së kordonit të policisë dhe ndezjes së tymyeseve, ndërsa pati edhe një zjarr i cili u shua në pak çaste.

Protestuesit kanë rrethuar derën hyrëse, ndërsa disa prej tyre kanë ngritur flamurin e Partisë Demokratike te Kryeministria.

. Mësohet se nga këto momente ka edhe persona të lënduar si dhe të shoqëruar në polici. /a.y/noa.al