Transmetuar më 16-02-2019, 11:45

Momente tensioni para Kryeministrisë, ku protestues opozitarë kanë mësyrë drejt Kryeministrisë dhe kanë nisur çmontimin e skelave mbrojtëse të derës hyrëse.

Gjithçka pas shtyrjes së kordonit të policisë dhe ndezjes së tymyeseve, ndërsa pati edhe një zjarr i cili u shua në pak çaste.

Protestuesit kanë rrethuar derën hyrëse, ndërsa disa prej tyre kanë ngritur flamurin e Partisë Demokratike te Kryeministria.

Po ashtu ata kanë hequr mbulesën rrethuese të skelës. Mësohet se nga këto momente ka edhe persona të lënduar si dhe të shoqëruar në polici.

Basha prin protestuesit, Kryemadhi: Fati i protestës në dorë të qytetarëve

Protesta e opozitës, FNSH dhe RENEA “blindojnë” Kryeministrinë

Drejt Tiranës për protestë, mesazhet e zgjedhura nga mbështetësit e opozitës

Zbulohet skenari i protestës së sotme, Basha dhe Kryemadhi nuk do mbajnë fjalë

Të gjithë në këmbë, 1300 efektivë policie në gatishmëri për protestën e opozitës