Transmetuar më 16-02-2019, 11:39

Ish-Kryeministri Sali Berisha në protestën e sotme të opozitës ka bërë një deklaratë të fortë, lidhur me Kryeministrin Edi Rasma i cili paralelisht ndodhet në një aktivitet në Vlorë.

Duke folur për mediat, ai tha se, “Do kërkohet arrestimi i Edi Ramës në Vlorë se po përdhos sheshin e Flamurit, bën antimitign njëlloj si Ramiz Alia në 1991. Edhe atij ia dështuan dhe  këtij ia dështuan antimitingun. Do ketë një kërkesë nga ajri të arrestohet Edi Rama. Këtu e ka populli i cili është udhëheqësi absolut i Shqipërisë."

Gjithçka pasi Edi Rama ndodhet në Vlorë, në një takim me temë “Bashkia që duam”.

“Dje na bën reklamë dhe për dreq sot erdhët shumë më shumë! Por ne nuk jemi mbledhur këtu sepse të tjerë janë mbledhur gjetkë, por sepse qysh kur kemi marrë votën, kemi deklaruar se do ecim hap pas hapi me njerëzit e zakonshëm”, tha Rama në takimin e Vlorës. /a.y/noa.al

Basha prin protestuesit, Kryemadhi: Fati i protestës në dorë të qytetarëve

Protesta e opozitës, FNSH dhe RENEA “blindojnë” Kryeministrinë

Drejt Tiranës për protestë, mesazhet e zgjedhura nga mbështetësit e opozitës

Zbulohet skenari i protestës së sotme, Basha dhe Kryemadhi nuk do mbajnë fjalë

Të gjithë në këmbë, 1300 efektivë policie në gatishmëri për protestën e opozitës