Transmetuar më 16-02-2019, 11:19
Pamje nga takimi ne Vlore

Teksa ka nisur protesta e shumë paralajmëruar e opozitës, Kryeministri Edi Rama i ka bërë sfidë të hapur.

Kjo pasi paralelisht me të, ai ndodhet në Vlorë në aktivitetin “Bashkia që duam”.

Por aktiviteti mbahet në “Sheshin e Flamurit”, ku shihet një prani e madhe qytetarësh, si sfidë e hapur ndaj protestës së opozitës.

Lidhur me deklaratat për antimiting nga ana na e opozitës, Rama tha dje, “Na qenkan shqetësuar andej nga Mavroboja për takimin e Vlorës.

Presion i madh për t’i sjellë njerëzit në miting thonë. S’është miting o mavri me bojë, po dialogu qytetar bashkia që duam, prandaj mos na bëni reklamë aman të keqen, se i thonë Vlorë dhe s’kemi ku ulim njerëzit”, shkruan Rama. /a.y/noa.al