Transmetuar më 16-02-2019, 10:36

Reperi Arkimed Lushaj, i njohur nga të gjithë si Stresi, iu ka dërguar një mesazh qytetarëve për t’iu bashkuar protestës së opozitës.

Ndërsa prej kohësh i ka deklaruar prirjet e tij të djathta, hekurat e burgut nuk e kanë ndalur që të bëj thirrje për protestë.

“Mblidhuni sot e të jeni më shumë se kurrë. Me shpirt jam aty me ju për të protestuar kundër kësaj klike të ndyrë. Mos u dorëzoni, Ju përqafoj me shpirt! Stresi”, shkruan këngëtari, teksa publikon një foto ku shihet me të atin.

Stresi u arrestua vjeshtën e lënë pas në zonën e Linzës në Tiranë, pasi u gjet i zhveshur i shtrirë në krevatin e hotelit, ku ndodhej me një vajzë 20-vjeçe.

Ai u zu në befasi, ndërkohë që në dhomë iu gjet kokainë dhe një 10 mijë lekësh i bërë gati për thithje. Po ashtu reperit iu gjet edhe pistoleta që mbante me vete.

Stresi akuzohet për “Mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve shpërthyese dhe të municioneve” si dhe “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”. /a.y/noa.al