Transmetuar më 16-02-2019, 08:50

Kur ndan vetëm pak nga nisja e protestës së shumë lajmëruar të opozitës, Partia Demokratike flet me shifra për mbështetësit që janë nisur nga rrethet.

Raportohet se drejt Tiranës janë nisur më shumë se 50 mijë qytetarë, për t’iu bashkuar protestës që pritet të kulmojë në orën 11.00 para Kryeministrisë.

Më konkretisht nga Shkodra janë nisur 8000 qytetarë, nga Lezha 6800, nga Kukësi 40000, nga Dibra 3500, nga Durrësi 9100, nga Elbasani 7500, nga Berati 3000, nga Fieri 4800, nga Vlora 4500, nga Gjirokastra 2000 dhe nga Korça 4200 qytetarë.

“Ky është fundi i hajdutëve” është slogani i protestuesve vlonjatë, të nisur me autobusë dhe makina drejt Tiranës. Një mi në çark është simboli për fundin e hajdutëve.

Sipas PD, Durrësi proteston kundër blerjes së zgjedhjeve nga “Rama-Dako-krimi”.

Por ndryshe nga protestat e tjera, kësaj radhe kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi nuk do të mbajnë fjalim.

Ata kanë zgjedhur që të heshtin, ndërkohë që fjalime do të mbajnë vetëm qytetarët që do i bashkohen protestës.

Protestuesit do të rrethojnë Kryeministrinë, ku thuhet se qytetarët do të qëndrojnë pa afat në bulevard.

Sakaq janë rreth 1300 efektivë policie në gatishmëri për mbarëvajtjen e protestës, me synim parandalimin e çdo incidenti.

Mirëpo policia ka refuzuar që protesta të zhvillohet në dy anët e Kryeministrisë, pikërisht tek Piramida dhe në rrugën “Ismail Qemali”. /a.y/noa.al

“Në tubim persona me precedentë!” Apeli i policisë për protestën e opozitës