Transmetuar më 15-02-2019, 20:14

Taksa që Kosova ka vendosur ndaj mallrave serbe mund të hiqet vetëm përmes dialogut, ka thënë Kryeministri Ramush Haradinaj në Konferencën e Sigurisë, në Berlin të Gjermanisë.

Haradinaj ka apeluar kështu Brukselin që të investohet që palët të ulen në dialog dhe të diskutojnë edhe për taksën.

Por Serbia e ka shprehur qëndrimin e saj se në bisedime do të ulen sërish vetëm pas heqjes së taksës.

“Në fakt, kam një qëndrim më ndryshe. Nuk duhet të kushtëzohet dialogu, duhet të ulet dhe të diskutohet edhe për taksën. Sepse janë tema që ndërlidhen mes tyre”, ka deklaruar Haradinaj..

Sa i përket korrigjimit të kufijve, kreu i qeverisë tha se një lëvizje e tillë është e rrezikshme, jo vetëm për Kosovën dhe Serbinë por edhe për rajonin. /k.k/noa.al/