Transmetuar më 15-02-2019, 14:00

Prej kohësh në mediat rozë është përfolur shpesh lidhur me lidhjen mes këngëtarëve Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj.

Por duket se ne paskemi qenë shumë mbas, pasi çifti janë zyrtarisht të fejuar.

Këtë gjë e ka bërë me dije Genci një ditë, pas ditës së të dashuruarve Shën Valentinit.

Ai ka publikuar mesditën e sotme dy fotografi nga momenti i propozimit, teksa me unazë në dorë i është ulur në gjunjë Enit.

Këngëtari zbulon se në fakt çifti janë fejuar më 3 nëntor të vitit që lamë pas.

“Momenti më i bukur, në Plavën e bukur, me të bukurën time. 03.11.2018. Eni po mendonte se skena u ndërtua për photoshooting”, shkruan Genci.

I njëjti postim është ndarë edhe nga Eni, duke e shoqëruar me një ikonë zemre dhe unaze.

Pak javë më parë çifti bën edhe disa pushime në Tajlandë, momente nga të cilat i ndanë edhe me ndjekësit e tyre. /a.y/noa.al