Transmetuar më 15-02-2019, 13:20
Foto ilustruese

Grabitet një banesë në Fier, duke u marrë një shumë e konsiderueshme parash.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ferras gjatë mëngjesit të kësaj të enjteje, teksa banesa ndodhet në katin e tretë të një pallati.

Pre e grabitjes ka rënë shtëpia e Namik Hysës, dhe ngjarja ka ndodhur pas orës 08.00 të mëngjesit, gjatë kohës që në banesë nuk kishte njeri.

Mësohet se persona të paidentifikuar kanë hapur me forcë derën e shtëpisë, duke marrë 7 milionë lekë të vjetra.

Po ashtu ata kanë vjedhur edhe një kompjuter dhe një televizor plazma.

Kanë qenë të zotët e shtëpisë ata që kanë pikasur vjedhjen në momentin që janë kthyer, duke lajmëruar policinë.

Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, teksa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. /a.y/noa.al