Transmetuar më 15-02-2019, 12:27

“Antimitingu i Edvinit në Vlorë, agonia e tij politike!” Kështu shkruan ish-Kryeministri Sali Berisha, duke komentuar veprimin e kreut të qeverisë Edi Rama, i cili të shtunën gjatë kohës që mbahet protesta e opozitës do të jetë në Vlorë në një aktivitet me temë “Bashkia që duam”.

Berisha e krahason me Ramiz Alinë në vitin 1991, por thotë se demokratët e Vlorës do dinë si ti tregojnë vendin.

“Miq, antimitingu me kakistokratë që po organizon ikanaku në Vlorë, të rikujton skemën e Ramiz Alisë të 22 shkurtit 1991 me vullnetarë të Enverit për të shpallur Republikën e Jugut dhe Vlorën kryeqytet të saj!

Demokratet e Vlorës njëlloj si atëherë do dine ti tregojnë vendin që meriton mbatharakut që kërkon të shndërrojë qytetin e tyre në bunker te kalbësirave të Kakistokracisë. Nderim demokratëve të Vlorës dhe popullit të saj!”, shkruan Berisha. /a.y/noa.al