Transmetuar më 15-02-2019, 08:56

Dalin emrat e 14 viktimave të cilët humbën jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin rrugor Shkup-Tetovë, në Maqedoninë e Veriut.

Aksidenti ndodhi teksa një autobus me pasagjerë humbi kontrollin duke rënë në humnerë.

Mësohet se mes viktimave të cilët janë kryesisht nën moshën 30-vjeçare, gjysma janë shqiptarë.

Pasagjerët ishin të rinj studentë nga Gostivari dhe rrethinat si dhe punonjës të administratës.

Viktimat janë Ajdin Ismaili, Besim Fetai, Onur Sadiku, Besim Kamberi, Valdete Hamiti, Rametulla Abdurraimi, Esat Emruli, Bejza Uzeiri, Jovica Tërpevski, Zoran Davidovski, Tërpana Janevska, Boban Avramovski, Dejan Ristevski dhe Pavle Kostoski. /a.y/noa.al